Policia shqipton mbi 2 mijë tiketa trafiku brenda 24 orëve

12:25 | 17 Mars 2024
E.H

Policia e Kosovës brenda 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2,010 tiketa trafiku.

Gjatë periudhës së njëjtë kohore kanë ndodhur 38 aksidente trafiku, prej tyre 12 aksidente janë me të lënduar dhe 26 me dëme materiale.

Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se janë arrestuar shtatë persona, pesë janë dërguar në mbajtje ndërsa dy në vuajte të dënimit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme