Policia shqipton mbi 1500 gjoba brenda 24 orëve

10:37 | 27 Maj 2024
E.H

Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar 1, 566 tiketa për shkelësit e trafikut.

Në raportin 24 orësh, policia bënë të ditur se kanë ndodhur 52 aksidente trafiku, prej tyre 29 aksidente janë me dëme materiale ndërsa 23 aksidente me të lënduar.

Po ashtu, gjatë periudhës së njëjtë kohore janë arrestuar 21 persona, 18 janë dërguar në mbajtje dhe një në vuajte të dënimit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme