Policia shqipton mbi 1200 gjoba trafiku brenda 24 orëve

09:35 | 12 Nëntor 2023
E.H

Policia e Kosovës njofton se brenda 24 orëve ka shqiptuar 1,265 tiketa trafiku.

Në raportin 24 orësh, thuhet se brenda 24 orëve kanë ndodhur 36 aksidente trafiku me dëme materiale dhe 25 aksidente trafiku me të lënduar.

Gjatë kësaj periudhe kohore, 10 persona janë arrestuar.

Pesë persona janë dërguar në mbajtje, dy në vuajtje të dënimit dhe një në ndalim policor./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme