Policia e Kosovës ka shqiptuar 313 gjoba në Prizren që nga 21 dhjetori deri më 3 janar.
Sipas policisë, nga këto gjoba, 145 gjoba janë shqiptuar vetëm për skadim të afatit të regjistrimit të mjetit, 87 gjoba, vozitje pa patentë shoferi 18 gjoba, përdorim i telefonit celular gjatë ngasjes 15 gjoba e kundërvajtje të tjera, kundërvajtje këto të identifikuara përmes pajisjeve inteligjente të automjetit, shkruan Arbresh.info.
Patrullimet e realizuara në kuadër të planit operatib “Siguria në trafikun rrugor” janë realizuar me anë të pajisjes intelegjente.
“Në kuadër të kësaj Drejtoria rajonale e Policisë Prizren në vazhdën e implementimit të planeve operative ,,Siguria në trafikun rrugor” ka vazhduar me patrullime me veturën me pajisje inteligjente, veturë e cila bënë identifikimin e kundërvajtjeve të ndryshme në trafik në bazë të pajisura me sensorë e radarë të cilat gjatë lëvizjes së veturës monitorojnë rrugën, identifikojnë kundërvajtësit duke bërë matjen e shpejtësisë se mjeteve në lëvizje në këndin 360 shkallë, skadimit të afatit të regjistrimit, përdorimi i telefonit, e kundërvajtjeve tjera në komunikacionin rrugor duke dërguar të dhëna në kohë reale në bazën e të dhënave të Policisë së Kosovës.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...