Policia në Prizren ka bërë të ditur se kanë shqiptuar gjithsej 282 kundërvajtje trafiku për tejkalim të shpejtësisë.
Sipas policisë, po ashtu vozitësve u janë marrë patentë shoferët dhe u janë shqiptuar pikë negative.
“Aktivitete të tilla për tejkalim të shpejtësisë dhe kundërvajtjeve tjera në komunikacion si tejkalimi në vijë të plotë, përdorimi i telefonit etj, do të këtë në vazhdimësi dhe njëherë zyrtarët policor nga njësia e komunikacionit rrugor do të kontrollojnë dhe monitorojnë lëvizjet e automjeteve edhe përmes “Dronit” policore”, thuhet nga policia në Prizren.
Njoftimi i plotë:
Me qellim të zbatimit dhe mbajtjes së sigurisë në komunikacionin rrugorë, njësitë e policisë kanë realizuar aktivitetin për parandalimin e aksidenteve dhe shkeljeve tjera në komunikacion duke realizuar planin operativ “Tejkalimi i shpejtësisë”
Realizimi i këtij plani është kryer në rrugët rajonale Prizren-Gjakovë në Landovicë, në fshatin Piranë, Krushë e Vogël, në rrugën Prizren-Suharekë në Lubizhdë, në fshatin Malësi e Re, Grejkoc, Gjinovc, Shirokë, Duhël-Bllacë etj, si dhe në rrugën Prizren-Vërmicë në lokacionet Vlashje, Zhurë etj.
Gjatë zbatimit të detyrave, zyrtarët policor, për tejkalim shpejtësie kanë ndaluar dhe shqiptuar gjithsej 282 kundërvajtje trafiku, janë ndaluar patentë shofer me masat plotësuese në afat 3 muaj si dhe janë shqiptuar pikë negative.
Aktivitete të tilla për tejkalim të shpejtësisë dhe kundërvajtjeve tjera në komunikacion si tejkalimi në vijë të plotë, përdorimi i telefonit etj., do të këtë në vazhdimësi dhe njëherë zyrtarët policor nga njësia e komunikacionit rrugor do të kontrollojnë dhe monitorojnë lëvizjet e automjeteve edhe përmes “Dronit” policore.
/arbresh.info/
Nju Jork, vritet shefi ekzekutiv i kompanisë “UnitedHealthca...
Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes, mbi 10 milionë banorë mbeten...
Rrëzohet Qeveria franceze
Kurti në takim me Marta Kos, kërkon largimin e masave ndaj K...
Rrëzohet qeveria franceze, deputetët votojnë mocionin e mosb...
Shqipëria mbyll kryesimin e nismës SHBA-Karta Adriatikut me ...