Policia shqipton 2 mijë e 107 gjoba trafiku për 7 ditë në rajonin e Prizrenit

10:41 | 9 Korrik 2024
E.G

Drejtoria rajonale e Policisë në Prizren brenda një jave ka shqiptuar 2 mijë e 107 gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.

Po ashtu në kuadër të planit “Siguria në trafikun rrugor” ka ndërmarr aktivitete edhe në:

• Hetimi i shtatëmbëdhjetë (17) aksidenteve të komunikacionit me të lënduar,

• Hetim i njëzet e një (21) aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale,

• Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve për pesë (05) ngasës,

“Njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Të ngjashme