Policia shqiptoi mbi një mijë e 900 gjoba në trafik për 24 orë

10:33 | 9 Mars 2024
K.B

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 1943 gjoba në trafik.

Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku një aksident trafiku ka qenë me fatalitet, 21 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 35 me dëme materiale.

Policia njofton se janë arrestuar 29 persona, ndërkaq 15 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme