Gjatë muajit qershor 2024, policia rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 5,366 gjoba për kundërvajtje, ndërsa ka hequr 83 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion, ku parashihet masa mbrojtëse heqje e patentë shoferit.
Disa nga kundërvajtjet e shkaktuara në komunikacionin rrugor:
– Tejkalim i shpejtësisë, 2023 gjoba
– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, 243 gjoba
– Xhamat e errët , vendosja e foljes ose materialit tjetër, 178 gjoba
– Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 114 gjoba
– Mos përdorimi i rripit të sigurisë, 99 gjoba
– Skadimi i afatit të regjistrimit të automjetit, 90 gjoba
– Kyçja e pa rregullt në rrugën kryesore, 46 gjoba
– Gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave , 42 gjoba, ndërsa janë konfiskuar, 11 motoçikleta
– Mjetet pjesëmarrëse në trafik pa sinjalizim të duhur ndriçues, 35 gjoba
– Tejkalim në vijë të plotë, apo vend të ndaluar, 32 gjoba
– Drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit, 5 gjoba,
– Mos respektim i urdhrit të policit, 2 gjoba
– Të tjera, 2457 gjoba
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes. Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Shpërthim me lëndë plasëse në Tropojë
Magjia e Vermoshit nën vellon e dëborës, Rama fton qytetarët...
Arbana Osmani vendos një rekord të ri në karrierën e saj
Lideri koreanoverior urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sul...
‘Unë jam më e mirë sesa që e keni meritu’, përplasen me tone...
Nga sot gomat e dimrit të obligueshme