Policia shqiptoi mbi 2400 gjoba brenda 24 orëve

09:09 | 20 Gusht 2024
E.H

Policia e Kosovës përmes raportit ditor ka bërë të ditur se janë shqiptuar 2 mijë e 465 gjoba për shkelësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit.

Gjatë periudhës së njëjtë kohore kanë ndodhur 83 aksidente trafiku, prej tyre një aksident është me fatalitet, 29 me të lënduar dhe 53 me dëme materiale.

Po ashtu, policia bënë të ditur se janë arrestuar 17 persona, tetë janë dërguar në mbajtje dhe një në ndalim policor./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme