Google ADS

Policia shqiptoi mbi 1400 gjoba brenda një jave në rajonin e Ferizajt

09:54 | 19 Gusht 2024
E.H

Policia rajonale e Ferizajt gjatë javës së kaluar (12.08.2024 deri me 18.08.2024) ka shqiptuar 1 mijë e 430 gjoba për shkelësit e trafikut si dhe ka hequr tetë patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.

Në njoftim thuhet se janë raportuar 60 aksidente, prej tyre 20 aksidente janë me të lënduar, 32 persona të lënduar dhe 40 aksidente me dëme materiale.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme