Policia shqiptoi 1 mijë e 554 gjoba trafiku për një javë në Gjilan

09:10 | 25 Tetor 2024
K.B

Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 554 gjoba trafiku për një javë në Gjilan.

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:

Hetim 12 aksidenteve të trafikut me dëme materiale,

Hetim i 13 aksidenteve të trafikut me të lënduar,

Hetim i një aksidenti me pasoja fatale,

Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për 17 ngasës.

“Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, të përshtatin ngasjen dhe shpejtësinë me kushtet e rrugës. Siguria në trafik është përgjegjësi e përbashkët dhe kërkon angazhimin e të gjithëve”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme