Policia shqiptare konfirmon se Sadri Ramabaja është kapur dje në Durrës me dokumente false

17:40 | 7 Tetor 2017
Arbresh.info

Informacioni i publikuar më herët nga lajmi.net se Sadri Ramabaja ka tentuar të ikë nga Kosova me dokumentacione false është konfirmuar edhe nga Policia e Shqipërisë.
Në raporton 24 orësh të Policisë shqiptare bëhet e ditur se atij i janë sekuestruar një pasaportë dhe një leje qëndrimi franceze që dyshohen të jenë të falsifikuaram, shkruan lajmi.net

Më datë 06.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, për shtetasin S.R vjeç 56, banues në Gjilan, Kosovë, pasi dyshohet se në P K K Port, ju sekuestrua me cilësinë e provës materiale një pasaportë dhe një leje qëndrimi franceze, që dyshohen të jenë të falsifikuara. Nenet 189 e 186 të Kodit Penal”, thuhet në raportin e Policisë.

Ramabaja ishte kandidat për deputet i Vetëvendosjes i cili është i dyshuar i Prokurorisë Speciale të Kosovës, për përgatitje të vrasjeve të përfaqësuesve të lartë.

211

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme