Falë reagimit të shpejtë të zyrtarëve policor është shpëtuar nga ngufatja një qytetare nga Vushtrria.
Policia në një njoftim për media bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Marin Barleti” në Vushtrri, kur dy zyrtarë policorë kanë vërejtur një qytetare e shtrirë në rrugë me gjendje të përkeqësuar shëndetësore të cilës iu kishin bllokuar rrugët e frymëmarrjes.
“Reagimi i shpejtë i dy zyrtarëve policor në ofrim të ndihmës së parë ka bërë që qytetares t’i lirohen rrugët e frymëmarrjes, të shpëtohet nga ngufatja dhe ta kthejnë në gjendje stabile.
Pas normalizimit të gjendjes shëndetësore – qytetarja, ka falënderuar zyrtarët policor për ndihmën e dhënë dhe veprimet e ndërmarra”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
“Mirëmëngjesi bro”, i thotë Sara Drilonit, por këtij të fund...
Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri apel për masa parandaluese...
Ardhja bashkëatdhetarëve, mbi 1 orë pritjet për të hyrë në K...
Gjesti, ende i inatosur me Xhenetën, nis debat me të në dhom...
Roma fillon të këndellet, ‘shkatërron’ në shtëpi Parman
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt ...