Google ADS

Policia shpall në kërkim Stresin

20:51 | 6 Gusht 2024
E.G

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e reperit Arkimed Lushaj i njohur si Stresi.

Sipas policisë, ai dyshohet se ka kryer veprat penale “ Ndihma” nё kryerjen e veprës penale “Lёndim i rёndё trupor”, shkruan Arbresh.info.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.”, thuhet në njoftim.

“Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: – 192 dhe 080019999 (pa pagesë) – 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë – E-mail adresa: [email protected]”, njofton policia./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme