Menaxheri i reperes kosovare Tayna, Rinor Hykolli, po kërkohet nga Policia e Kosovës.
Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “Lëndim i rëndë trupor”, shkruan portali arbresh.info
Kërkesa për bashkëpunim u bë nga policia me urdhëresë të Prokurorisë Themelore Gjilan.
Postimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Kërkesë për bashkëpunim
Gjilan, 18 gusht 2021
Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar me Urdhëresë të Prokurorisë Themelore Gjilan, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon:
Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi i kërkuar është:
Rinor Hykolli i lindur me 28.11.1983 me banim në Lagjen “Dardania” pa numër në Prishtinë.
I dyshuari është i kërkuar për veprën penale:
• ” Lëndim i rëndë trupor”
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në Gjilan apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor kudo në territorin e vendit tonë.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 0280 330-061-Drejtoria Rajonale Gjilan
– E-mail adresa: [email protected] /arbresh.info/
Barcelona në finale të Superkupës së Spanjës
Darkë romantike mes Drilonit dhe Sarës: Të dy duam të dimë s...
Humb jetën një 45-vjeçar në Shkodër, pësoi arrest kardiak gj...
Hamza premton rritje të pagave për zjarrfikësit, sigurim shë...
Bentacur pëson lëndim të rëndë
Kampionia bie për herë të dytë në Prizren këtë sezon