Policia shkatërron rrjetin e drogës në Mitrovicën e Veriut

21:54 | 17 Mars 2018
Arbresh.info

Në edicionin e fundit të emisionit “Drejtësia në Kosovë” janë transmetuar pamjet e njërit prej aksioneve më të mëdha të këtij viti në Mitrovicën Veriore.

Aksioni i cili është realizuar para disa ditësh ka rezultuar me konfiskimin e 81 kilogramëve mariuhanë të cilat ishin të përgatitura për tu shitur në Serbi.

Droga besohet të ketë ardhur nga Shqipëria ndërsa përmes Mitrovicës Veriore ishte destinuar për në tregun serb. Polici i Kosovës i cili ka drejtuar aksionin ka shpjeguar në pamjet e transmetuara se rrjeti ishte i mirë organizuar dhe profesional në mënyrën se si e ka paketuar drogën.

Aktivitetet e hetimeve në Veriun e Mitrovicës disa herë kanë rezultuar me arrestimin e grupeve kriminale që transportojnë drogë nga Shqipëria nëpërmjet Kosovës për në tregun e Serbisë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme