Google ADS

Policia shkatërron armë ilegale, ngrit struktura analitike të gjurmimit të tyre (VIDEO)

10:33 | 6 Korrik 2017
Arbresh.info

Ministria e Punëve të Brendshme me mbështetjen e Zyrës Qendrore për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta, Zyrës së Jashtme Gjermane dhe Programit për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara ka organizuar sot shkatërrimin e një numri të madh të armëve të vogla dhe të lehta.

Behar Selimi, zëvendësministër i Punëve të Brendshme tha me këtë rast se aktivitetet si këto flasin për përkushtimin që ka kjo ministri që Kosova të bëhet pjesë e vendeve që jo vetëm konsumojnë siguri por edhe ofrojnë siguri, shkruan arbresh.info.

“Aktivitetet si këto flasin për përkushtimin tonë, dhe vendosmërinë tonë që me mundësitë tona të bëhemi pjesë e iniciativave që jo vetëm konsumojnë siguri por edhe ofrojnë siguri, Do të shkatërrohen një sasi armësh ndërkohë që në javët në vazhdim do të shkatërrojmë pjesët tjera të grumbulluara që do të jenë nga pjesët hetimore të Policisë”, tha Selimi.

Ai shtoi se shpreson që në javët e ardhshme, grumbullimi do të bëhet në bazë të vullnetit të qytetarëve për të dorëzuar armët pa leje

“Të mos kërkojnë siguri përmes armëve të tjera por të besojnë në Policinë e Kosovës”, tha Selimi.

Valbona Bogujevci koordinatore e programit në zyrën e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim tha se për UNDP ky është rezultat i angazhimit afatgjatë në kontrollimin e armëve.

“Shkatërrimi i armëve është shndërruar në një praktike të rregullt dhe shkatërrimi i armëve të jashtëligjshme po bëhet si një masë e sigurisë.  Për UNDP ky është rezultat i angazhimit afatgjatë në fushën e kontrollit të armëve të vogla dhe të lehta”, tha Bogujevci.

Katherina Lopo, përfaqësuese e zyrës së Bashkësisë Evropiane në këtë ngjarje u shpreh ekziston rreziku i grupeve të armatosura që mund të shkaktojnë jostabilitet ndëretnik për çka, siç tha, është i rëndësishëm kontrollimi i armëve.

“Policia e Kosovës është përfshirë në shumë operacione ndërkufitare. Qeveria dhe agjencitë e zbatimit ligjor dhe, ekziston ekzistenca e grupeve të armatosura që mund të shkaktoj jostabilitet ndëretnik Duhet të forcojmë më tej kapacitetet e Policisë për të siguruar marrjen me këto armë dhe me këto municione. Duhet të forcojmë bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër trafikimit të armëve”.

Ajo kërkoi që autoritetet kosovare duhet të implemtojnë Ligjin për legalizimin e armëve dhe dorëzimin e armëve të lehta.

Ndërkaq, Naim Rexha zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës tha me këtë rast se Policia po punon vazhdimisht që të ketë sukses në konfiskimin e armëve të jashtëligjshme.

“Policia e Kosovës vazhdimisht punon për të pasur sa më shumë sukses në konfiskimin e armëve të jashtëligjshëm. Ky është element thelbësor që i kontribuon rendit, qetësisë dhe sigurisë në vend”, tha Rexha

Ai tha se Policia e Kosovës ka ngritur edhe strukturat analitike të gjurmimit të armëve të vogla dhe të lehta./Arbresh.info.

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1471563246242096/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme