Google ADS

Policia sërish kërkon ndihmë për zbardhjen e vrasjes së Oliver Ivanoviqit

11:01 | 6 Shkurt 2018
Arbresh.info

Zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në veri, Besim Hoti, ka thënë se ende nuk ka asgjë konkrete lidhur me identitetin e vrasësit të mundshëm të Oliver Ivanoviqit, ndërsa ka siguruar se Policia do t’i hetojë edhe pretendimet e gazetarit serb Stefan Cvetkoviq, i cili ka apostrofuar një polic si vrasës të mundshëm të Ivanoviqit.

Policia e Kosovës në veri u ka bërë sërish apel qytetarëve të pjesës veriore të Mitrovicës që të ndihmojnë në zbardhjen e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Policia thotë se nuk ka përparime lidhur me vrasësin e mundshëm të Oliver Ivanoviqit, ndonëse Grupi Punues, i cili është duke hetuar vrasjen e Oliver Ivanoviqit, është duke punuar pandërprerë.

Zëvendëskomandanti i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në veri, kapiten Besim Hoti, ka thënë se hetimet janë duke u zhvilluar me vështirësi, andaj edhe Policia ka kërkuar sërish ndihmën e qytetarëve.

“Apelojmë tek qytetarët që nëse kanë ndonjë informacion lidhur me rastin e vrasjen e Oliver Ivanoviqit të paraqiten në Polici dhe në mënyrë anonime me ta do t’i shkëmbejmë informacionet. Aktualisht jemi në fazën e hetimeve ku përpunohen të dhënat e deritashme që janë mbledhur, gjegjësisht të dëshmive të mbledhura, ndërsa në fazën e dytë të hetimeve Grupi Punues është i autorizuar ta hetojë rastin nën kompetenca të prokurorit. Nuk mund të them asgjë të re lidhur me hetimet, pasi që nuk kemi informacione konkrete rreth autorëve të vrasjes. Bëhet fjalë për diskrecion të policëve që janë duke punuar në njësinë e hetimeve, kështu që ne si menaxhment nuk kemi shumë qasje në informacione, gjë që është e kuptueshme për shkak të ndjeshmërisë së rastit”, ka thënë Hoti për “Zërin”.

Hoti ka folur edhe për pretendimet e një gazetari serb, i cili në një konferencë me medie në Beograd ka treguar tri fotografi, në mesin e të cilëve, siç ka thënë ai, ndodhet vrasësi i Oliver Ivanoviqit.

Të ngjashme