Shqiptarët e Luginës së Preshevës e kanë festuar në mënyra të ndryshme festën e Flamurit, ndërsa nuk pati ndonjë organizim zyrtar pasi qeveria e Serbisë nuk i ka legalizuar simbolet e pakicave.
Madje, forcat serbe kanë hequr nga lapidari i tre dëshmorëve të UÇPMB-së në fshatin Dobrosin flamurin kombëtar, duke provokuar popullatën shqiptare. Sipas banorëve të fshatit, që dikur ka qenë vendlindja dhe bastioni i UÇPMB-së, heqja e flamurit është bërë nga xhandarmëria në mënyrë tinëzare.
Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i ish-guerilëve të UÇPMB-së që pas luftës janë bashkuar rreth Organizatën së Veteranëve të Luftës, të cilët e kanë rivendosur menjëherë flamurin në vendin ku 17 vjet më parë ranë heroikisht tre dëshmorë nga Dukagjini: Eqrem Hoxha, Shkëlzen Krasniqi dhe Betim Berisha.
Ndryshe, kjo është hera e dytë që forcat serbe, që gravitojnë rreth kufirit administrativ me Kosovën, që heqin flamurin kombëtar në Dobrosin. Herën e parë kur për vizitë ishte kryeparlamentari serb, për të vizituar pikën kufitare, policia e maskuar serbe kishte hequr flamurin nga varrezat e dëshmorëve.
Flamuri i rivendos në një shtizë edhe më të lartë, madje shumë afër pikës së kontrollit të policisë multietnike./RTKLIVE/
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?