Policia e Kosovës ka sekuestruar gjetur rreth 100 kilogram substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë në fshatin Raushiq të Pejës gjatë operacionit të koduar “Kalaja”.
Sipas njoftimit, operacioni policor është realizuar në një qender tregtare në rr. Magjistrale Pejë-Deçan dhe ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar shtetas të RKS-së.
Ndërkaq bimët kanë qenë të kultivuara në oborrin e një fermë në afërsi të një shtëpie në fshatin Raushiq dhe sasia e tyre është 213 bimë, shkruan Arbresh.info.
“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria e antidrogës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Pejë pas zhvillimit të hetimeve të koordinuara, sot më 03.11.2024, në mesditë kanë realizuar një operacion të koduar me emrin” Kalaja” Operacioni policor është realizuar në një qender tregtare në rr. Magjistrale Pejë-Deçan dhe ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar shtetas të RKS-së.”, thuhet në njoftim.
“Pas kryerjes së arrestimeve është vazhduar me bastisje dhe deri në këtë fazë në fshatin Raushiq të Pejës janë gjetur rreth 100 kilogram substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë, sasi kjo në gjendje të ndryshme, disa prej tyre e gatshme dhe tjerat në formë të bimëve duke u terur e cila është sekuestruar. Bimët kanë qenë të kultivuara në oborrin e një fermë në afërsi të një shtëpie në fshatin Raushiq dhe sasia e tyre është 213 bimë.”, thuhet tutje.
Policia e Kosovës, nën dyshimet e ngritura, operacionin policor e ka vazhduar me bastisje/kontroll edhe në fshatin Barilevë të Prishtinës, ku poashtu është gjet një sasi e vogël si substancë e dyshuar narkotike.
Po ashtu janë sekuestruar edhe 4 vetura të ndryshme si mjete të veprës penale.
Në vendin e ngjarjes kanë dal prokurori kompetent, si dhe forenzika e PK-së për procedura tjera të nevojshme.
Sipas policisë, rasti mbetet të hetohet nga njësitet kompetente të antidrogës dhe Prokuroria Themelore në Pejë./Arbresh.info/
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...