Policia sekuestron një pistoletë me municion në Prizren

18:19 | 5 Shkurt 2024
E.H

Një 27-vjeçar është arrestuar në fshatin Shpenadi të Prizrenit pasi dyshohet se në muajin tetor 2023 ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.

Në njoftim thuhet se i dyshuari në stacionin policor e ka pranuar veprën, përcjell Arbresh.info.

Gjatë kontrollit janë gjetur arma, një karikator si dhe municioni, gjithsej 5 fishekë.

Arma ishte në posedim pa leje adekuate nga organi kompetent, andaj me urdhër të prokurorit përgjegjës arma dhe municioni i gjetur janë sekuestruar.

“Në këtë rast nga Stacioni Policor Prizren-veri janë filluar hetimet për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim i pa autorizuar i armës” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Rasti procedohet në procedurë të rregullt ndërsa i dyshuari lirohet”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme