Google ADS

Policia sekuestron një pistoletë dhe tri predha në Prishtinë

09:17 | 22 Janar 2024
E.G

Policia e Kosovës ka sekuestruar një pistoletë dhe tri predhe gjatë kontrollit të një veture në Prishtinë.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 22:40, shkruan Arbresh.info.

“ARMËMBAJTJE PA LEJE Prishtinë / 21.01.2024 – 22:40. Njësia patrulluese ka ndaluar një veturë që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe tri predha.”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt./Arbresh.info/

Të ngjashme