Policia e Kosovës njofton se rreth orës 00:05 kanë pranuar një informacion se një person në fshatin Petrovë të Shtimes posedon armë zjarri.
Pas një pune hetimore është arritur të identifikohet i dyshuari dhe pas ftesës për intervistim nga policia, i njëjti ka dorëzuar armën në stacionin policor.
“Gjatë intervistimit i dyshuari G.H. (M/K) i moshës 32 vjeçar ka pranuar dhe ka dorëzuar armën e zjarrit, pushkën e gjuetisë në stacionin e policisë në Shtime dhe me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rasti ” Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve” për procedurë të rregullt hetimore”, thuhet në njoftim.
I dyshuari është liruar, kurse arma e zjarrit i është sekuestruar./Arbresh.info
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...
Drita e mbyll si kampione stinorin vjeshtor, Ballkani e ndje...
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani