Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në Mitrovicën e Jugut ka apsur të shtëna me armë zjarri.
Sipas policisë, në bazë të informatës është lokalizuar i dyshuari me ç’rast gajtë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë me shtatë fishekë, shkruan Arbresh.info.
“Në orët e mbrëmjes së datës 31 mars 2024, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë është raportuar për të shtëna nga arma e zjarrit. Mbi bazën e informatës njësitet policore kanë arritur të lokalizojnë personin e dyshuar me ç’rast gjatë kontrollit në veturën e tije është gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë me shtatë fishek.”, thuhet në njoftim.
Policia njofton se në cilësi të të dyshuarit është intervistuar një 27 vjeçar i cili me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale: “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armëve’’./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...