Një i mitur në Çifllak të Rahovecit ka ekspozuar armën e zjarrit në rrjetet sociale, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, pas hetimeve është arritur të lokalizohet dhe konfiskohet një pistoletë e kalibrit 7.65 mm dhe një karikator, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa i dyshuari nuk është intervistuar pasi që ndodhet jashtë shtetit.
“Çifllak -Rahovec/29.08.2024-13:15. Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me ekspozimin e një arme në rrjetet sociale nga një i dyshuari mashkull kosovar i moshës se mitur është arritë të lokalizohet dhe konfiskohet një pistoletë e kalibrit 7.65 mm dhe një karikatorë. I dyshuari nuk është intervistuar pasi që i njëjti gjendet jashtë shtetit”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës