Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë sekuestruar mallra komerciale të kontrabanduara nga Serbia.
Policia ka njoftuar se kamionin me mallrat e ka ndaluar në magjistralen Gjilan – Prishtinë.
Njoftimi i policisë së Kosovës:
“Me date 20.12.24, njësitet e lartcekura në orët e vona nē magjiatralen Gjilan-Prishtinë kanē ndaluar nje kamion me targa vendore me drejtues M.S., i moshës 40 vjeçar nga Lipjani. Gjatë kontrollit te kamionit janē hasur mallra komerciale te kontrabanduara nga Serbia ku për mallin i njëjti ka pasur disa fatura të lëshuar nga vendi i origjinës se mallit (Serbia)”, thuhet në njoftim.
Policia ka thënë se ka intensifikuar kontrollet taktike dhe operacioneve në terren në brezin kufitar mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, në zonën që kufizohet me komunën e Kamenicës dhe Gjilanit
Mallrat janë dërguar në terminalin doganor për procedim të mëtejshëm të rastit nga Dogana e Kosovës.
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...