Policia e rajonit të Prishtinës ka sekuestruar katër armë, fishekë, thika, shufër metalike si dhe substancë të dyshuar si kanabis në rajonin e Prishtinës.
Sipas njoftimit, sekuestrimi është bërë gjatë ditës së djeshme dhe sot, shkruan Arbresh.info.
“Policia e rajonit të Prishtinës, në kuadër të punës së saj parandaluese ka ndërmarrë një sërë veprimesh operative të cilat në veçanti kanë rezultuar me gjetjen e armëve dhe municioneve si dhe identifikimin e poseduesve të tyre. Në këtë vazhdë, vetëm dje dhe sot, në disa lokacione të ndryshme të rajonit të Prishtinës policia ka arritur të gjejë dhe të sekuestroj: Dy revole të tipit ZORAKI të kalibrit 9 mm, Një revole të tipit ZEV të kalibrit 9 mm, Një armë të shkurtë,Dyzetetre (43) copë fishekë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, Tri thika të ndryshme, Një shufër metalike, si dhe një sasi të substancës së dyshuar si kanabis.”, njofton Policia.
Ndërkaq ndaj të dyshuarve për secalin rast ndaras, me rekomandimine prokurorit të shtetit është inicuar hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtjë në pronësi kontroll ose posedim i pa autorizuar i armës”.
Ndërsa për rastin e fundit në drejtim të veprës penale “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge” dhe të njëjtit janë proceduar më tej./Arbresh.info
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...