Google ADS

Policia sekuestron dy armë AK-47 në manastirin e Banjskës

16:31 | 26 Shtator 2023
E.K

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë gjetur dy armë të gjata AK 47, në manastirin e fshatit Banjskë, si dhe një helmetë e PK-së e cila është marrë nga vendi i ngjarjes ku është vrarë rreshteri policor.

Policia e Kosovës vazhdon aktivitetet e saja në interes të ruajtjes së rendit kushtetues, ofrimit të sigurisë ndaj vendit dhe qytetarëve pa dallim. Njëkohësisht njësitet policore në rrethanat e krijuara në zonën e fshatit Banjskë, po qëndrojnë afër qytetarëve, duke iu ofruar siguri dhe duke iu mundësuar e ofruar ndihmë sipas nevojave dhe kërkesave të banorëve./Arbresh.info/

Të ngjashme