Policia e Kosovës ka kryer bastisje këtë të martë në një shtëpi dhe në një lokal në tregun e gjelbër në Gjilan për shkak të dyshimit se aty është duke u kryer vepra penale “Tregti e Ndaluar”.
Gjatë operacionit të bastisjes/kontrollit në shtëpinë dhe lokalin/biznesin e lartcekur janë gjetur dhe sekuestruar nga autoritetet doganore provat si në vijim:
• Filtër për cigare ,,Grand “ 8 pako X 50 copë X 200 letra për cigare ,
• Fleta për mbështjelljen e cigareve 110 komplete.
• Duhan i grirë i përpunuar 104 X, 0,500 g.
• Cigare VIP, 77 paketime x 20 cigare .
• Cigare Malboro, 62 pako X 20 cigare.
• Cigare NINE 29 pakoX 20 cigare etj
Lidhur me rastin janë iniciuar në procedurë të rregullt rastet për “Tregti e Ndaluar” dhe “Shmangie nga Tatimi”, përderisa te gjitha veprimet tjera janë ndërmarr në koordinim me autoritetet kompetente të drejtësisë./Arbresh.info
Arrestohet një person në Pejë për armëmbajtje pa leje
Vëllai i Madh liron nga kafazi banorët pas 24 orëve
Policia “rrjep” me gjoba qytetarët, Jashari: Prioriteti i ty...
Izraeli sulmon Bejrutin, Hezbollahu bazat ushtarake izraelit...
Galatasaray i vendosur ta thyej rekordin e transferimeve në ...
Haradinaj: Luan, linde 51 vjet më parë por për ne mbetesh gj...