Policia e Kosovës i ka sekuestruar armën një deputetit të Kosovës, identitetin e të cilit ende nuk dihet. Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në një komunikatë të dërguar për media, ku thuhet se sekuestrimi i armës është bërë sot rreth orës 15:39, në fshatin Vraniq të Suharekës.
Në këtë njoftim thuhet se është arrestuar një person, përderisa raporton se arma është vjedhur në Prishtinë.
“Në vazhdën e parandalimit dhe hetimin e veprave penale, hetues policorë të Stacionit Policor në Suharekë kanë arritur të sigurojnë një informacion i cili bënte me dije se në një veturë të llojit “Audi” ka armë ilegale. Rreth orës 15:30 minuta, në fshatin Vraniq të Suharekës nga hetuesit policorë është ndaluar vetura e dyshuar dhe gjatë kontrollit të dy personave është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e cila besohet të jetë e një deputeti dhe e cila ishte raportuar të jetë vjedhur nga një automjet në Prishtinë. Lidhur me këtë është shoqëruar edhe një i dyshuar tjetër nga një fshat i Suharekës sepse dyshohet se arma është shitur personave të tretë”, përfundon komunikata.
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...
Nesër mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-s...
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...