Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi i të dyshuarit është bërë pasi të njëjtit i është sekuestruar një revole dhe shtatë fishekë, shkruan Arbresh.info.
“Sot rreth orës 16:30, Policia e rajonit të Prishtinës respektivisht zyrtarët e njësisë për reagim të shpejtë, kanë arritur të gjejnë dhe të sekuestrojnë; Një revole të tipit VZOR70, të kalibrit 7.65mm, si dhe Shtatë copë fishekë. Sekuestrimi rezultoi pas ndalimit dhe kontrollit të detajuar që i’ u bë një të dyshuari në hapësirat e QKUK-së, në Prishtinë.”, bën të ditur Policia.
Ndaj 42 vjeçarit, E.H me rekomandim të prokurorit të shtetit, është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”
I njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë./Arbresh.info.
Drenusha e nevrikosur me Gjestin, shkak qasja e tij ndaj Xhe...
Presidenti gjerman shpërndan Parlamentin, cakton zgjedhjet p...
Ukraina dërgon 500 tonë miell në Siri
La Liga refuzoi të regjistrojë Olmon, largimi i yllit spanjo...
Osmani pret Hovenier për takim lamtumirës në Presidencë
Osmani dekreton 24 prokuororë të rinj