Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar dy pushkë dhe mbi 200 fishek në fshatin Vraniç të Suharekës.
Në njoftim thuhet se i dyshuari, në deklaratën e tij e ka pranuar se këto armë dhe municione kanë qenë në pronësi të tij, të cilat i kishte në posedim që nga koha e luftës në Kosovë.
“Disa muaj më herët, Sektori I Hetimeve i Stacionit Policor të Suharekës nëpërmjet rrugëve operative ka pranuar një video regjistrim ku shihet një sasi e konsiderueshme e municionit. Pas hetimeve preliminare është arritur që të identifikohet i dyshuari. Me datë 09.01.2024, në koordinim me prokurorin kujdestar është kryer një kontroll në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Vraniç të Suharekës, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar : një pushkë automatike AK-47, tre karikator të pushkës automatike, një pushkë gjysmë automatike me dylbi dhe dyqind e nëntë (209) fishek te kalibër 7.62 mm”, thuhet në njoftim.
Pas intervistës në konsultim me prokurorin kujdestar i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.
Në të këtë rast janë sekuestruara armët dhe janë filluar hetimet për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim i pa autorizuar i armës”./Arbresh.info
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...