Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Billush të Prizrenit është sekuestruar një armë dhe municion.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari pas përfundimit te procedurave ligjore me urdhër të prokurorit ndalohet për 48 orë, dhe se rasti referohet në prokurorin e shtetit, shkruan Arbresh.info
Pas kontrollit në veturë e tij është gjetur edhe një qante me një sasi të municionit:
• 124 fishek kalibër i panjohur,
• 174 fishek te ndryshëm te kalibrit dhe llojit te panjohur dhe
• 1 karikator i armës se gjate AK47 i zbrazet, gjithashtu janë gjetur edhe
• 5 gëzhoja ku dyshohet se i dyshuari kishte shtënë me armen e tij, ne vendin e ngjarjes.
Në vendin e ngjarjes njësitet e forenzikës në cilësinë e provave materiale kanë sekuestruar armën dhe municionin e gjetur.
Komunikata e plotë pa ndërhyrje:
Drejtoria rajonale e Policisë së Kosovës në Prizren, Stacioni Policor në Prizren me datën 18.07.2024 rreth orës 19:10 përmes rrugëve operative kanë marre informatën se ne fshatin Billushë, Komuna Prizrenit, në një aheng familjar ka të shtëna me armë zjarri.
Patrulla policore me urgjencë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka lokalizuar të dyshuarin L.S (viti i lindjes 1969), mashkull kosovar shqiptar, tek i cili është gjetur një armë e zjarrit e markës “Beretta APX” , dy karikator 21 fishek kalibër 9X19 dhe 19 fishek kalibër i panjohur .
Pas kontrollit në veturë e tij është gjetur edhe një qante me një sasi të municionit:
• 124 fishek kalibër i panjohur,
• 174 fishek te ndryshëm te kalibrit dhe llojit te panjohur dhe
• 1 karikator i armës se gjate AK47 i zbrazet, gjithashtu janë gjetur edhe
• 5 gëzhoja ku dyshohet se i dyshuari kishte shtënë me armen e tij, ne vendin e ngjarjes.
Në vendin e ngjarjes njësitet e forenzikës në cilësinë e provave materiale kanë sekuestruar armën dhe municionin e gjetur.
Me urdhër të prokurorit të shtetit iniciohet rasti “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm “ dhe “Posedim dhe armëmbajtje pa leje”.
I dyshuari pas përfundimit te procedurave ligjore me urdhër të prokurorit ndalohet për 48 orë. Rasti referohet në prokurorin e shtetit.
Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren u bënë apel të gjithë qytetarëve për mos përdorim të armëve gjatë gëzimeve dhe ahengjeve familjare pasi në të kaluarën ka pasur raste kur përdorimi i armëve në këso raste ka sjellë pasoja tragjike. Andaj ‘’Festoni me zemër jo me armë’’.
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion