Policia e Kosovës ka sekuestruar armë dhe municione në fshatin Sibovc të Obiliqit, duke përfshirë këtu armë të tipit kallashnikovë, karikator, pushkë gjuetie dhe një revole.
Policia përmes një komunikate për media bën të ditur se lidhur me këtë është iniciuar rast ndaj një 36-vjeçari.
“Se këndejmi sigurojmë qytetarët se strukturat policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, në kuadër të veprimtarisë së tyre për përmbushjen e misionit për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike, do të jenë vazhdimisht të angazhuara për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale si dhe vënien para drejtësisë së personave të implikuar në to”, thuhet tutje.
Postimi i plotë:
Sekuestrohen armë dhe municione
Prishtinë, 26 maj 2021 Policia e Rajonit të Prishtinës në kuadër të punës që po bën për parandalimin e akteve kriminale, ka ndërmarrë një sërë veprimesh hetimore dhe operative të cilat në veçanti kanë rezultuar me gjetjen e armëve dhe municioneve si dhe identifikimin e poseduesve të tyre.
Në këtë drejtim sot në orët e hershme të mëngjesit stacioni policor i Obiliqit ka zhvilluar një operacion bastisjeje në fshatin Sibovc të komunës së Obiliqit me ç’ rast ka arritur të gjejë dhe të sekuestroj:
Ndaj të dyshuarit;
K, mashkull 36 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej. Se këndejmi sigurojmë qytetarët se strukturat policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, në kuadër të veprimtarisë së tyre për përmbushjen e misionit për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike, do të jenë vazhdimisht të angazhuara për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale si dhe vënien para drejtësisë së personave të implikuar në to./arbresh.info/
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...