Është arrestuar një 37 vjeçar në Podujevë, pasi të njëjtit gjatë realizimit të masave të fshehta të hetimit nga hetuesit policorë, ka ofruar për shitje 5000 copë monedha nga 2 euro.
I dyshuari A.A, këto monedha sipas policisë synonte t’i shiste për 6 mijë euro.
“Gjatë zbatimit të urdhëresës, në fshatin Shakovicë të Podujevës, i dyshuari A.A., (viti i lindjes 1987, mashkull kosovar), gjatë realizimit të masave të fshehta të hetimit nga hetuesit policorë, ka ofruar për shitje 5000 copë monedha nga 2 euro (5000×2=10000). I dyshuari këtu monedha synonte t’i shiste për 6 mijë euro”, njofton policia.
Policia, gjatë kontrollit në veturën e tij, kanë gjetur dhe sekuestruar:
5000 x 2 € monedha, dyshohet të jenë të falsifikuara,
3 kartëmonedha nga 20 euro, dyshohet të jenë të falsifikuara,
Vetura e përdorur nga i dyshuari dhe
Një telefon celular.
Tutje policia njofton se i dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare. Me aktvendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...