Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës , gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar 306 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 88 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.
Sipas njoftimit, konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa, shkruan Arbresh.info.
Gjatë periudhës së njëjtë, policia ka sekuestruar 5 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.
Në po të njëjtën periudhë kohore, janë shqiptuar 4 mijë e 288 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor./Arbresh.info/
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...