Policia sekuestron 4 armë zjarri gjatë javës së kaluar në rajonin e Prishtinës

10:35 | 14 Tetor 2024
E.G

Zyrtarët policor të rajonit Prishtinës  gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, kanë realizuar 223 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 41 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca e verifikime.

Sipas njoftimit, konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.

“​Ndërkohë që aktivitete policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë.”, thuhet në njoftim.

Gjatë periudhës së njëjtë, janë sekuestruar 4 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

Në po të njëjtën periudhë kohore, policia ka shqiptuar 4 mijë e 890 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor./Arbresh.info/

Të ngjashme