Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht zyrtarët e Njësitit të reagimit të shpejtë, sot rreth orës 19:00, në lagjen Veternik, për kontrollë rutinore, kanë ndaluar një veturë të tipit BMW.
Pas një kontrolli të detajuar që i është bërë 2 personave që ishin automjet, policia ka arritur që në trupin e ngasësit dhe në automjet, të gjej dhe të sekuestroj dy armë, si dhe 3 fishekë.
“I dyshuari F.K 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është dërguar në stacionin policor jugu në Prishtinë dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, ka bërë të ditur policia./arbresh.info/
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës