Në një periudhë të shkurtër, Policia e Kosovës ka shqiptuar një numër alarmant gjobash, duke theksuar një intensifikim të dukshëm të masave të kontrollit në rrugë.
Për vetëm nëntë muaj, ky institucion ka lëshuar mbi gjysmë milioni tiketa, një shifër e cila ka ngritur shqetësime lidhur me ashpërsinë e veprimeve të tij.
Sipas të dhënave të Policia e Kosovës, gjatë periudhës nga janari deri në shtator 2024 janë shqiptuar gjithsej 548,860 tiketa.
“Ju njoftojmë se gjatë periudhës 1 janar-30 shtator 2024, janë shqiptuar 548860 tiketa/gjoba në trafik”, thuhet në përgjigjen e tyre”, bënë të ditur policia për Arbresh.info.
Por, kjo shifër e lartë e gjobave nuk po shihet si veprim i duhur i Policisë së Kosovës, për parandalimin e aksidenteve dhe për respektimin e rregullave të komunikacionit nga ana e qytetarëve.
Avokati Arbër Jashari për Arbresh.info thekson se si prioritet kryesor për policinë duhet të jetë parandalimi i aksidenteve dhe mbikëqyrja e rregullt e komunikacionit rrugor, e jo vetëm shqiptimin e sa më shumë gjobave.
Sipas tij, gjobat dhe masat represive duhet të jenë mjeti i fundit, i cili aplikohet vetëm pas shkeljeve të përcaktuara nga ligji.
“Si pikë e parë policia nuk duhet të udhëhiqet nga qëllimi që të shqiptojë sa më shumë gjoba në trafik. Detyrë e policisë dhe organeve tjera ligj zbatuese është mbikëqyrja e komunikacionit rrugorë dhe parandalimi i dukurive që mund ta cenojnë sigurinë ose mbarëvajtjen e rregullt të trafikut. Gjobat sikur edhe masat tjera represive duhet të jenë mjeti i fundit dhe duhet të shqiptohen për kundërvajtjet e përcaktuara me ligj”, pohon ai.
Jashari, gjithashtu tregon rëndësinë e edukimit dhe informimit të qytetarëve për sjelljet e përcaktuara me ligj dhe pasojat e veprimeve të tyre.
Ai beson se sa më shumë që bëhet punë në këtë drejtim, aq më pak do të jetë e nevojshme shqiptimin e masave represive.
“Në parim gjobave duhet t’iu paraprijë edukimi, informimi dhe sensibilizimin i qytetarëve për sjelljet e sanksionuara sipas ligjit dhe dënimet e parapara. Sa më shumë qe punohet në këtë drejtim, aq më shumë bëhet e panevojshme shqiptimi i masave represive”, thotë ai.
“Është shume me rëndësi qe brenda policisë ekziston Komisioni i Ankesave, e ku qytetaret për mund ta ushtrojnë të drejtën e tyre për ushtrimin e mjetit juridik, nëse konsiderojnë se u është bere e padrejtë”, përfundon ai.
Arbresh.info ka dërguar pyetje edhe në Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) për numrin e ankesave të bërë nga drejtuesit e automjeteve pas gjobitjeve. Megjithatë, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk është marrë asnjë përgjigje./Arbresh.info/Edona Krasniqi/
Drita pret Feronikelin ’74, në Suharekë luhet derbi i qyteti...
Vdekja e 1-vjeçarit në QKUK, policia po heton rastin
Gjuajti me armë zjarri, arrestohet i dyshuari në Prizren
Driloni dhe Sara flasin për familjen dhe të ardhmen
Sulmoi fizikisht zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në ...
Dëmtohen disa vazo lulesh në varrezat e fshatit Bresje, poli...