Policia rrethon një parking në Prishtinë, është në kërkim të një personi?

16:19 | 3 Qershor 2020
L G

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë pozicionuar në një parking të lagjes Tophane në Prishtinë.

Me armë të gjata, zyrtarët policorë janë parë të pozicionuar në këtë parking.

Nga fotografia që është dërguar në adresën e arbresh.info, dhe informatat e para dyshohet se  policia është në kërkim të një personi, apo veture të dyshuar.

Arbresh.info ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të kuptuar për çfarë bëhet fjalë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi ka thënë se nuk ka informata rreth këtij rasti.

“Nuk kemi informata. Më vonë dalim me një raport”, u shpreh Krasniqi./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme