Nga zyrtarët policor të rajonit të Prishtinës, gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar 254 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 59 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.
Në njoftimin për media thuhet se konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa, përcjell Arbresh.info.
Ndërkohë që aktivitete policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë.
Gjatë periudhës së njëjtë, janë sekuestruar pesë armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.
Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 4626 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor./Arbresh.info
Lidhja ndërmjet ushqyerjes dhe shëndetit mendor
Zgjidhet telefoni më i mirë Android për vitin 2024
Ylli i Interit, Pavard uron Krishtlindjet nga Kosova
Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Ga...
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në në përurimin e renovimev...
Kumbaro: Turistët nga Kosova në rritje, nuk ndikoi liberaliz...