Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka folur për portalin arbresh.info ku ka treguar për dy raste.
“Një ka qenë në fshatin Zhabar në Mitrovicë ku një personi i është gjetur një mostër e fletëvotimit dhe rasti tjetër ka qenë në Vushtrri në fshatin Reznik ku një person është shoqëruar në polici, ndërsa për rastin se përse nuk e dimë saktë pasi që me të është marrë prokurori”, ka thënë ai.
I pyetur nga arbresh.info për rastin e fotografimit të votës në shkollën “Avdullah Shabani”, në Mitrovicë, Zahiti ka thënë se nuk kanë të lajmëruar asgjë.
“Lidhur me këtë rast nuk kemi ndonjë lajmërim dhe nuk mund të iu them asgjë”, ka thënë ai./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...