Katër raste të falsifikimit të parasë janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Sipas raportit të policisë, në tri nga këto raste kartëmonedha që dyshohet të jetë e falsifikuar është 100 euro.
Njëri rast ka ndodhur në rrugën “Adem Jashari” në Viti, ku një person, zyrtar i bankës, ka informuar se nga një klient është deponuar një kartëmonedhë prej 100 euro, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.
Rasti tjetër ka ndodhur në rrugën “Adem Jashari” në Gjilan, ku zyrtari i një banke ka informuar se nga një klient është deponuar një kartëmonedhë prej 100 euro, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.
Ndërsa, në rrugën “Eliot Engel” në Pejë, zyrtarja e një bankë ka informuar se nga një klient është deponuar një kartëmonedhë prej 50 euro, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.
Të tria kartëmonedhat janë konfiskuar dhe rastet janë duke u hetuar.
Një rast tjetër i falsifikimit të parasë është raportuar në rrugën “Nënë Tereza” në Gjakovë, ku një person është arrestuar pasi ka tentuar të bëjë një pagesë në një lokal me dy kartëmonedha nga 100 euro, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.
“Kartëmonedhat e dyshuara janë konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Raporti i policisë:
FALSIFIKIM I PARASË
Rr. Adem Jashari, Viti 14.10.2022 – 13:30. Ankuesi mashkull kosovar zyrtar i bankës ka informuar se nga klient është deponuar një kartëmonedhë prej 100 € e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.
Rr. Adem Jashari, Gjilan 07.11.2022-14:02. Ankuesi mashkull kosovar zyrtar i një banke ka informuar se nga klient është deponuar një kartëmonedhë prej 100 € e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.
FALSIFIKIM I PARASË
Rr. Eliot Engel, Pejë 03.11.2022 – 15:30. Anketuesja femër kosovare zyrtare e bankës ka informuar se nga klient është deponuar një kartëmonedhë prej 50 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.
FALSIFIKIM I PARASË
Rr. Nënë Tereza, Gjakovë 07.11.2022 – 00:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka tentuar të bëjë një pagesë, në lokalin e ankuesit mashkull kosovar me dy kartëmonedha nga 100 € të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Kartëmonedhat e dyshuara janë konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit