Policia Rajonale e Ferizajt në javën e kaluar ka shqiptuar 1220 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr edhe 13 patentë shoferë për ata që kanë thyer rregullat e komunikacionit.
Në komunikatën për media, thuhet se janë shkaktuar edhe 38 aksidente prej të cilave ka edhe persona të lënduar, shkruan Arbresh.info.
Prej aksidenteve kanë ndodhur 15, 27 persona janë lënduar, dhe 23 aksidente tjera me dëme materiale.
Në njoftim, Policia iu bën thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me Policinë dhe të lajmërojnë rastet e thyerjes se rregullave të komunikacionit nga shoferët.
Komunikata e plotë:
Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve. Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 06-12/11/2023 ka shqiptuar 1220 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr edhe 13 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.
Ndërsa, janë raportuar 38 aksidente, prej tyre :
– Aksidente me lëndime, 15
Persona të lënduar, 27
– Aksidente me dëme materiale, 23
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.
Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.
Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.
Me respekt./Arbresh.info/
Policia e Kosovës pajiset me automjete të reja për nevoja op...
G7 konfirmon zotimin për të vendosur masa të ashpra ndaj Rus...
“24 orë i ki me Xheneten, se tani dal une!”, Driloni ngacmon...
Spiropali në Azerbajxhan: Jo më qëndrime asimetrike në përba...
Në Prishtinë vendoset pllaka përkujtimore e dëshmorit Ismet ...
Veshja më e shtrenjtë në historinë e boksit – Jake Paul kish...