Google ADS

Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi 265 gjoba për 24 orë, 14 prej tyre për xhamat e errët

10:18 | 15 Maj 2024
K.B

Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 265 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion brenda 24 orëve.

Në njoftimin nga policia mësohet se, ka hequr edhe 5 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda, ku parashihet masa mbrojtëse heqje e patentë shoferit, shkruan Arbresh.info

Disa nga kundërvajtjet e shkaktuara në komunikacionin rrugor:

– Tejkalim i shpejtësisë, 68 gjoba

– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, 15 gjoba

– Xhamat e errët , vendosja e foljes ose materialit tjetër, 14 gjoba

– Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 5 gjoba

– Skadimi i afatit të regjistrimit të automjetit, 5 gjoba

– Mos përdorimi i rripit të sigurisë, 4 gjoba

– Tejkalim në vijë të plotë, apo vend të ndaluar, 4 gjoba

– Kundërvajtje të ndryshme nga motoçiklistë, 1 gjobë

– Të tjera, 149 gjoba

Policia Rajonale e Ferizajt njofton se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes.

Ndërsa, ka ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë./Arbresh.info/

Të ngjashme