Policia Rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi ka shqiptuar 1 mijë e 297 gjoba kundërvajtëse dhe ka hequr 6 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacionin rrugor.
Sipas policisë, gajtë kësaj kohe janë raportuar 40 aksidente, prej tyre :
17 aksidente me lëndime, 18 persona të lënduar, 23 aksidente me dëme materiale, shkruan Arbresh.info.
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia po ashtu ka ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë.
“Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.”, thuhet tutje./Arbresh.info/
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...