Google ADS

Policia Rajonale e Ferizajt realizoi 29 urdhëresa të gjykatave gjatë javës së kaluar

11:02 | 13 Maj 2024
E.G

Policia Rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi ka realizuar 29 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit, policia do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave, shkruan Arbresh.info.

Njoftimi i plotë:

Policia Rajonale e Ferizajt në bazë të planit operativ realizimi i urdhëresave të gjykatave themelore, gjatë javës që shkoi nga data 06-12/05/2024 ka realizuar 29 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë./Arbresh.info/

Të ngjashme