Policia rajonale e Ferizajt gjatë muajit janar ka shqiptuar 6100 gjoba për kundërvajtje, ndërsa ka hequr edhe 141 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion, ku parashihet masa mbrojtëse heqje e patentë shoferit.
Disa nga kundërvajtjet e shkaktuara në komunikacionin rrugor:
– Tejkalim i shpejtësisë, 1553 gjoba
– Mos përdorimi i rripit të sigurisë, 626 gjoba
– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, 464 gjoba
– Xhamat e errët , vendosja e foljes ose materialit tjetër, 261 gjoba
– Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 192 gjoba
– Skadimi i afatit të regjistrimit të automjetit, 150 gjoba
– Tejkalim në vijë të plotë, apo vend të ndaluar, 53 gjoba
– Kyçja e pa rregullt në rrugën kryesore, 34 gjoba
– Drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit, 18 gjoba
– Mjetet pjesëmarrëse në trafik pa sinjalizim të duhur ndriçues, 5 gjoba
– Tejkalim i kolonës së automjeteve, 4 gjoba
– Mos respektimi i këmbësorëve, 3 gjoba
– Të tjera, 2737 gjoba
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes./Arbresh.info/
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...