Krahas angazhimeve të shumta në ruajtje të rendit dhe sigurisë publike, aktiviteteve të shtumta në prandalimin e incidenteve dhe aksidenteve rrugore, policia e rajonit të Ferizajt sot iu përgjigj thirrjes për dhurimin vullnetar të gjakut me moton “ Një pikë gjaku e dhuruar nga ju, për dikë do të thotë jetë, e jeta është gjëja më e çmuar që ka njeriu”.
Sipas njoftimit, shumë pjesëtarë të policisë së rajonit të Ferizajt në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj dhuruan gjak vullnetarisht, shkruan Arbresh.info.
“Humanizmi dhe sakrifica janë në thelb të misionit të policisë dhe në këtë kontekst u realizua dhurimi i gjakut, dedikuar të sëmurëve dhe të lënduarve që shërohen në spitalet tona.”, thuhet në njoftim.
“Pjesëtarët e policisë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj janë të gatshëm të mbështesin ç’do fushatë për dhurimin vullnetar të gjakut, për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve, saherë që kanë nevojë ata.”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Arbresh.info/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin