Policia e Kosovës ka publikuar sot listën e kandidatëve që do të nënshtrohen testit psikologjik dhe kontrollimit mjekësor për pozitat e zyrtarëve policorë.
Në njoftimin e Policisë, kandidatët janë të ftuar të paraqiten në kohë në vendin e përcaktuar për mbajtjen e testit. Faza e testimit psikologjik dhe kontrollimit mjekësor do të zhvillohet për ata që aplikuan gjatë periudhës nga 06.07.2023 deri më 26.07.2023.
Policia e Kosovës bën thirrje për ta respektuar orarin dhe vendin e caktuar për testet.
Kandidatët e ftuar për test psikologjik duhet të paraqiten me datën e caktuar në orar nga ora 08:00 në SHSKUK ( Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, në objektin e Mjekësisë Sportive ( hyrja te Spitali Amerikan ), ndërsa për kandidatët që e kalojnë me sukses fazën e testit psikologjik, ekzaminimi mjekësor është në po të njëjtin vend, pasi që paraprakisht të kenë dhënë analizat laboratorike në Klinikën e Biokimisë (objekti i Qendrës Emergjente)”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Horoskopi, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Komuna e Shtimes mban ceremoninë e vendosjes së gurthemelit ...
Kurti e Nagavci vënë gurthemelin për ndërtimin e çerdhes në ...
MPJD organizon edicionin e 7-të të Konferencës së Ambasadorë...
Moti sot i vranët dhe me diell
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...